2007-10-16 17:28:30

Salla vatikanase e Shtypit publikoi programin e vizitës së Benediktit XVI në Napoli, të dielën, më 21 tetor.


  (16.10.2007 RV)Vetëm pesë ditë e ndajnë Benediktin XVI nga takimi me qytetin e Napolit. Salla e Shtypit e Vatikanit publikoi programin zyrtar të takimeve të Papës gjatë tetë orëve të qëndrimit në qytetin e njohur italian. Ati i Shenjtë do të arrijë me helikopter në Sheshin e Stacionit Detar të portit napolitan në orën 9. 15. Në orën 10. 00, Benedikti XVI do të kryesojë bashkëkremtimin eukaristik në Sheshin e Plebishitit, në qëndër të qytetit, ku do të thotë edhe lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Menjëherë pas Meshës, rreth orës 13. 00, Papa do të takohet, në Seminarin kryeipeshkvnor të Kapodimontes, me kryetarët e delegacioneve që marrin pjesë në takimin ndërkombëtar për paqen, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Pas drekës, Benedikti XVI do të shkojë për t’u lutur në katedralen e Napolit ku, pas adhurimit të të Shenjtnueshmit Sakrament dhe nderimit të relikeve të Shën Gjenarit, Pajtor i qytetit, do të niset drejt Romës.Sipas parashikimit, Benedikti XVI do të largohet nga Napoli rreth orës 17. 30, për të arritur në eliportin e Vatikanit një orë më vonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.