2007-10-15 18:38:04

Putin në Iran, pas takimit me kancelaren gjermane Merkel.


(15.10.2007 RV)Me dy orë vonesë për shkak të borës moskovite, filluan mbrëmë në qytetin gjerman të Visbadenit bisedimet dy ditore ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ndër çështjet e rëndësishme në rendin e sotëm të ditës ishin pa dyshim statusi i Kosovës dhe sanksionet shtesë ndaj Iranit. Duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët – ka deklaruar Merkel - ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë. Që sonte, presidenti rus, Vladimir Putin ndodhet në Iran, ku do të marrë pjesë në takimin me liderët e vendeve që lagen nga Deti Kaspik.







All the contents on this site are copyrighted ©.