(15.10.2007 RV)Ministri i jashtëm aktual, Lulzim Basha akuzohet për korrupsion
në kohën kur ishte Ministër i Transporteve. Duhet të heqë dorë nga imuniteti, për
të lejuar hetimet ndaj tij në procesin e tenderit për rrugën Durrës-Kukës-Morinë.
Që sot në mëngjes, 28 deputetë të Partisë Demokratike depozituan në Kuvend kërkesën
zyrtare për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili duhet të shkarkojë nga detyra
kryeprokurorin Theodhori Sollaku. E vazhdon telenovela Ndoka-Lesi në gjirin e Partisë
Demokristiane. Nikollë Lesi ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar
për shkak të kontradiktave me kreun e partisë, Nard Ndoka duke u larguar perundimisht
nga PDK-ja.