2007-10-15 18:23:02

Kryeipeshkvi Paul Kordes në Rusi: të enjten do të takohet me Aleksejn II.


(15.10.2007 RV)Është një etapë me rëndësi e misionit të Këshillit Papnor “Cor Unum” udhëtimi i kryetarit të këtij dikasteri, kryeipeshkvit Paul Jozef Kordes, kryetar i Këshillit papnor Cor Unum, në Federatën ruse e pikërisht, në Novosibirsk, kryeqytet i zonës siberiane ku do të qëndrojë deri më 17 tetor. Do të vizitojë, posaçërisht, shkollën françeskane dhe motrat e Nënë Terezës në këtë zonë, ku Kisha është shumë e vlerësuar për veprimtaritë e përditshme të bamirësisë.
Të enjten, më 18 tetor, parashikohet takimi me Patrikun Aleksej II në Moskë. Nga 18 deri më 21 tetor, prelati do të takohet me ipeshkvijtë dhe vullnetarët e Karitasit rus. Ky takim i fundit është posaçërisht domethënës, sepse zhvillohet një vit e gjysëm pas daljes të Enciklikës së Benediktit XVI ‘Deus Caritas est” – ‘Zoti është dashuri’. Do të jetë një çast i rëndësishëm për të vërtetuar sa e si ka ndikuar enciklika në impenjimin bamirës në këtë vend të pafundmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.