2007-10-13 14:24:52

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 28-të 'C '


(13.10.'07. RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë   e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 28-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Liturgjia e e kësaj së diele na propozon temën e fesë, të mrekullisë dhe të mirënjohjes e falenderimit tonë ndaj Atij që është Bamirësi ynë më i madh, Shpëtimtari hyjnor. Jezusi në pjesën e Ungjillit të Lukës ( kreu 17) në këtë të diele shpreh pëlqimin e tij të sinqert ndaj samaritanit i cili, në dallim prej shokëve të vet të shëruar nga gërbula, erdhi menjëherë për të  shpreh falënderimin: "Nuk u gjet kush tjetër që të kthehej për t'i dhënë lavde Hyjit, përpos këtij të huaji". Po kjo tematik e mirënjohjes dhe falenderimit del në pah edhe në dy leximet e para të liturgjisë së kësaj së diele . Në leximin e parë nga Libri i dytë i Mbretërve (2Mbr 5,14-17) generali arameas Naamani i Siros, përmes profetit të JHWH shërohet në mënyrë të mrekullueshme nga gërbula, e shpall lavdinë e Hyjit të Izraelit e atij i paraqet dhuratat e veta dhe aderimin e përheshëm të tij, pra besimin në Të. Në leximin e dytë nga Letra e Shën Palit drejtuar Timoteut, apostulli i popujve, i burgosur në Romë, i dërgon nxënësit të vet Timoteut testamentin e vet shpirtëror, si "këngë të martirit" që të kujtohet për veprën shpëtimpurese që Jezu Krishti Zot ka realizuar për të gjithë njerëzit me vdekjen dhe ngjalljen e Tij, e këndej e fton  Timoteun të impenjohet për këtë kauzë deri në atë pik sa të pësoi, sikur Pali, prangat e përçmimit, i bindur se të vdesësh për Krishtin e më Krishtin, do të thotë me Të edhe do të ngadhënjeshë e do të ringjallesh.
Naamani i Siros besonte se do ti duhej të bënte kush e di se çka për të merituar shërimin. Ndërsa Elizeu, i frymëzuar prej Zotit, i thotë thjesht të shkojë e të lagej në ujra të Jordanit. Fillimisht Naamani është i zhgënjyer, i mërzitur ( gjithçka këtu e me kaq? A mos ndoshta nuk ka lumenj në tokën e tij?); mirëpo pastaj ai ndryshon mendjen dhe zhytet në ujra: gërbula zhduket. Duke zbuluar gjalërinë e fjalës hyjnore, Naamani kthehet me gjithë zemër te Zoti. E njëjta fjalë është e gjallë edhe për ne sot. (2Mbr 5,14-17)
Leximi i dytë flet për Palin që gjenden i burgosur për shkak të Ungjillit në Romë, "mirëpo fjala e Zotit nuk është në pranga!" e apostulli, megjithëse në pranga porsi keqëbërës, e transmeton dhe përhapë larg Fjalën e Zotit,  klithë para të gjithëve: para Timoteut, para paganëve, para nesh të Tremijë vjeçarit (2 Tm 2.8-13). Sot me mjete të jashtëzakonshme të komunikimit shoqëror që kemi, edhe ne jemi të thirrur që Fjalën e Zotit ta përhapim sa më larg e t'ia kumtojmë qartë e bindshëm të gjithë njerëzve kudo në mbarë botën.
Nuk janë etiketat e jashtme e të dukshme (judenjë, paganë, të krishtërë) që na garantojnë shpëtimin. Zoti – e njeriu që rregullohet me kriterin e së vërtetës e të dashurisë – shikon përherë zemrën, jo patentin e pastërtisë ligjore. Në tregimin ungjillor të kësaj së diele të shën Lukës, është pikërisht një samaritanas, një i pafe, një që nuk beson, ai që tregon mirënjohjen e vet të ushqyer nga feja në Zotin që e ka shëruar. Megjithëse jo besimtar, samaritani kur fitoi shërimin, u kthye plot mirënjohje e besim te Zotëria Jezus për ta falenderuar për dhuratën e shërimit. Nuk është hera e parë që një samaritanas bënë figurë të mirë në Ungjill, që tregohet faqe bardhë dhe bëhët shembull për gjithë ne. Më tepër mbi leximet biblike të kësa së diele, mund të dëgjoni këtuRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.