2007-10-12 17:06:24

Telegram urimi i Atit të Shenjtë drejtuar kursit për formimin e kapelanëve ushtarakë.


(12.10.2007 RV)Lufta kundër terrorizmit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, statusi juridik i armëve bërthamore, përdorimi i mjeteve të reja të luftës dhe zbatimet e bioteknologjisë në ushtri - janë temat kryesore aktuale, që po trajtohen në kursin dyditor, organizuar nga Kongregata për Ipeshkvijtë, në bashkëpunim me Këshillat Papnore për Drejtësinë e Paqen, për Dialogun Ndërfetar dhe për Bashkimin e të Krishterëve.Në telegramin e urimit, drejtuar Kursit të kapelanëve, Papa thekson se të gjitha fetë duhet të impenjohen për paqen e bazuar mbi të vërtetën, dashurinë, drejtësinë e lirinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.