2007-10-12 17:07:01

Prijësit myslimanë i shkruajnë Papës dhe prijësve të Kishave të krishtera: të punojmë së bashku për paqen.


(12.10.2007 RV)RealAudioMP3 138 intelektualë myslimanë nga mbarë bota, si sunitë, ashtu edhe shiitë, i kanë drejtuar një letër të hapur Papës Benedikti XVI dhe liderëve të Kishave të krishtera, duke propozuar bashkëpunim ndërmjet të krishterëve e myslimanëve për promovimin e paqes në botë. Në letrën, datuar 13 tetor 2007, shkruar me rastin e përfundimit të Ramazanit, theksohet se myslimanët e të krishterët së bashku përbëjnë më se gjysmën e popullsisë botërore. Prandaj ardhmëria e botës – pohohet në letër – varet nga paqja ndërmjet myslimanëve të krishterëve. E në se ndërmjet tyre nuk ka paqe, as bota nuk mund të ketë paqe.
Ja si e komenton këtë letër kardinali Zhan-Lyi Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, në mikrofonin e Radios sonë:
Pyetje: - Dhuna e feja nuk mund të kenë asgjë të përbashkët: atëhere, ç’duhet të bëjnë udhëheqësit fetarë?Përgjigje: - Duhet kryesisht t’i ftojnë ndjekësit e tyre të respektojnë tri bindjet, për të cilat shkruhet në letër, dmth se Zoti ëshë një i vetëm; se Zoti na do e se edhe ne duhet ta duam këtë Zot si dhe se Zoti na fton ta duam të afërmin tonë. Them se kjo letër është shenjë shumë inkurajuese, që dëshmon se vullneti i mirë dhe dialogu ndërfetar janë në gjendje të fitojnë mbi paragjykimet.







All the contents on this site are copyrighted ©.