2007-10-12 18:22:54

Nesër në Zym të Hasit mbahen "Takimet e Gjeçovit 2007"


(12.10.2007 RV) Në Zym të Hasit, nesër, më 13 tetor, në orën 11, fillon manifestimi "Takimet e Gjeçovit 2007". Në edicionin e 36-të të këtij aktiviteti pritet të zbulohet lapidari i "Abetares së Zymit", të kremtohet 70-vjetori i lindjes së shkrimtarit Anton Pashku dhe 10-vjetori i vdekjes së Nënë Terezës. Gjithashtu, në "Orën e Anton Pashkut", poetë nga të gjitha trojet shqiptare do të lexojnë pjesë nga krijimtaria e tij e pasur. Arbëreshët e Zarës do të marrin çmimin tradicional "Atë Shtjefën Gjeçovi" për arritjet e tyre kulturore. Aktivitetit i shtohet edhe një program i pasur i ansamblit "Katarina Josipi" të Zymit. Pjesëmarrësit në takim do të vendosin lule mbi varrin e Atë Shtjefën Gjeçovit, Atë Luigj Palajt, Katarina Josipit dhe Anton Pashkut. Sivjet botohet dhe promovohet edhe monografia "Takimet e Gjeçovit 1971-2006".







All the contents on this site are copyrighted ©.