2007-10-12 17:06:40

Letër e Benediktit XVI për Takimin e ardhshëm botëror të familjeve në Meksiko.


(12.10.2007 RV)“Në çastin kur vërehet një hendek i thellë ndërmjet asaj që njerëzit thonë se besojnë e mënyrës konkrete si jetojnë e si sillen, Takimi i ardhshëm botëror i familjeve në Meksiko organizohet që t’u japë zemër familjeve të krishtera në impenjimin për edukimin e ndërgjegjes së drejtë morale që, e përforcuar nga hiri i Zotit, t’i ndihmojë për të bërë besnikërisht vullnetin e Tij. Si shkolla e parë e jetës dhe e fesë e si kishë shtëpijake, familja është e thirrur të edukojë breznitë e reja me vlerat njerëzore e të krishtera në mënyrë që, duke jetuar sipas modelit të Krishtit, të formojë në gjirin e saj personalitete të harmonishme. Në realizimin e kësaj detyre, familja duhet të mbështetet edhe nga shkolla, nga famullia e nga grupet e ndryshme kishtare, që ndihmojnë për zhvillimin e plotë e të gjithanshëm të njeriut”.Kështu shkruan Benedikti XVI në një letër drejtuar kardinalit Alfonso Lopez Truhiljo, kryetar i Këshillit Papnor për Familjen, me rastin e Takimit VI botëror të familjeve, që do të mbahet në Qytetin e Meksikos nga 16 deri më 18 janar të vitit 2009, me temë: “Familja, edukatore e vlerave njerëzore e të krishtera”.







All the contents on this site are copyrighted ©.