2007-10-11 17:46:54

Me Meshën “Ti je Pjetri” kushtuar Benediktit XVI u hap dje pasdite në Shën Pjetër, Festivali ndërkombëtar i muzikës kishtare.


(11.10.2007 RV)Dje pasdite, në orën 17, në Bazilikën e Vatikanit u hap solemnisht Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Kishtare. Gjatë kremtimit eukaristik, të kryesuar nga imzot Angjelo Komastri, të pranishmit ndoqën ekzekutimin e parë në Itali të Meshës “Tu es Petrus” – ‘Ti je Pjetri’ të gjermanit Volfgang Saifen
Kompozimi, kushtuar Benediktit XVI, u ndoq për herë të parë, i transmetuar nga Mondovizioni, në Katedralen e Këlnit, me rastin e 80-vjetorit të Papës, më 15 prillin e kaluar.
Mesha u luajt nga Orkestra Simfonike e Universitetit të Berlinit si dhe nga Filarmonia e Kori i Filarmonisë studentore Humbolts, nën drejtimin e Kostantin Aleks, me pjesëmarrjen e 150 zërave e 100 instrumentistëve, të shoqëruar nga tingujt e organos monumentale.
Sonte, në sa ne po transmetojmë, në Bazilikën e Shën Palit jashtë mureve të Romës sapo ka filluar Mesha e Rekuiem e kompozitorit Gjuzepe Verdi, ekzekutuar nga Filarmonia e Vjenës dhe Kori i Akademisë Italiane të Shën Çeçiles.
Nesër mbrëma, protagoniste do të jetë Bazilika e Shën Marisë së Madhe, ku do të luhet muzikë kishtare e 1600-tës.Të shtunën kryet e vendit do ta zërë Mesha në si minor e Johan Sebastian Bahut, e ekzekutuar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran.







All the contents on this site are copyrighted ©.