2007-10-11 17:37:59

Benedikti XVI ambasadorit të ri korean: “Selia e Shenjtë mbështet përpjekjet për paqe ndërmjet Koreve dhe çarmatimin bërthamor”.


(11.10.2007 RV)Paqja ndërmjet dy Koreve, çarmatimi bërthamor, kërkimet në fushën e qelizave staminale, liria e shkollimit dhe qendërsia e së vërtetës në botën e sotme pluraliste ishin pikat kryesore të fjalimit që mbajti sot Bendikti XVI, duke pritur në audiencë ambasadorin e ri të Koresë pranë Selisë së Shenjtë, Kim Ji-Jung për paraqitjen e letrave kredenciale.
Duke pasur parasysh përparimin e Koresë në fushën e bioteknologjisë, Papa u ndalua edhe tek kërkimet mbi qelizat staminale, duke theksuar se zbatimet në këtë fushë duhet të respektojnë gjithnjë dinjitetin e njeriut. Në asnjë rrethanë – theksoi Ati i Shenjtë – qenia njerëzore nuk duhet të manipulohet ose të trajtohet thjeshtë si mjet eksperimentimi.Në fjalën drejtuar Atit të Shenjtë, ambasadori i ri korean e falënderoi për impenjimin në favor të paqes ndërmjet Koreve dhe uroi që Ati i Shenjtë të vizitojë tokën koreane.







All the contents on this site are copyrighted ©.