2007-10-09 17:20:24

Fert dhe Gryenberg çmim Nobel 2007 për fizikën


(09.10.07 RV)Francezi Albert Fert dhe gjermani Peter Gryenberg fituan Çmimin Nobel 2007 për fizikën. Dy fizikanët evropianë u vlerësuan për “zbulimin e efektit gjigantesk të magnetorezistencës” në teknologjitë që përdoren për të lexuar të dhënat në hard diskun e kompiuterit. Falë këtij zbulimi, përmasat e kompiuterit janë zvogëluar ndjeshëm dhe kostoja e tij është ulur shumë.








All the contents on this site are copyrighted ©.