2007-10-08 18:08:28

"Ëndrra e të rinjve të Tiranës" në Romë, ndërsa në Shkodër të verbërit në protestë


(08.10.07 RV)Të enjten, më 11 tetor, në qendrën e jezuitëve, në via degli Astalli në Romë, do të paraqitet libri “Ëndërra e të rinjve të Tiranës”, aktivitet që mbyll një proces edukimi të quajtur “Aftësitë e atij që është ndryshe”, me qëllim sensibilizimin e nxënësve të shkollave italiane dhe shqiptare ndaj personave me të meta fizike. Në këtë rast, është financuar një kompani teatrale, e përbërë nga të rinj që dëgjojnë e jo, e cila ka çuar në turne në Shqipëri dhe në Itali komedinë e Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”. Libri përshkruan etapat e ndryshme të turnesë, edhe në aspektet psiko-emotive, nëpërmjet tregimeve të protagonistëve. Do të paraqitet gjithashtu një video që tregon për punën e kryer gjatë provave e laboratoreve, duke vënë kështu në dukje një punë të jashtëzakonshme, nga e cila, pjesa teatrale përbën vetëm majën e ajsbergut. Gjithçka organizuar nga Magis, Levizja dhe Aksioni i Jezuitëve italianë për Zhvillimin.
E ndërsa shurdhët e shohin veten në podiumet e Romës, të verbërit në Shkodër kanë hyrë në grevë urie. Sipas tyre, kjo është e vetmja rrugë për të plotësuar kërkesat e tyre. 7 anëtarë të Shoqatës së të Vebërve “Shpresa Katolike” janë ngujuar në ndërtesën e ish-bankës në këtë qytet, pas përgjigjes negative të kryeministrisë lidhur me kërkesën për trajtim financiar.







All the contents on this site are copyrighted ©.