Vdiq ipeshkvi kinez Gjon Han, 68 vjeç nga të cilat, 20 të kaluara në burg.
(08.10.2007 RV)Kisha është në zi: më 9 shtatorin e kaluar vdiq, në moshën 68
vjeçare, imzot Gjon Han Dingciang, ipeshkëv i Jongnianit në provincën e Hebeit në
Kinën kontinentale. Lajmin e jep ‘L’Osservatore Romano’ Prelati, i lindur më 17
maj 1939, u shugurua meshtar më 21 nëntor 1986 e ipeshkëv, më 14 nëntor 1989.Nga kjo
datë për të u hapën dyert e burgut, ku kaloi më se njëzet vjet nga jeta. Më pas, në
fillim të vitit 2006, u zhduk e askush nuk e dinte më vendin ku mbahej i izoluar.
Lajmi mbi vdekjen e tij ishte krejt i papritur, mbasi prelati nuk vuante nga asnjë
lloj sëmundjeje. Ky lajm shkaktoi trishtim të thellë në të gjithë Kishën katolike
edhe pse trupi i tij, vetëm 7 orë pas vdekjes, u dogj e u varros pa asnjë ceremoni
fetare, pa asnjë nderim. Si të gjithë njerëzit që nuk pajtohen me diktaturat. Në sa
policia kineze nuk lejon asnjeri t’i afrohet këtij varri, askush nuk mund t’i pengojë
besimtarët e mbarë botës ta nderojnë kujtimin e dëshmitarëve që vuajtën në jetë e
në vdekje për Ungjillin, si imzot Han.