Përfundoi në Fatima, Asambleja plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane
(KKIE).
(08.10.2007 RV)“Të krishterët për të cilët ka nevojë Evropa, nuk duhet të jenë
as të ndrojtur e as pesimistë, por përplot me besim në Zotin e me aftësi për ta vënë
në jetë vullnetin e tij”. Kështu i sintetizoi kardinali Peter Erdë, primat i Hungarisë
dhe kryetar i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, bisedimet që mblodhën
për katër ditë me radhë në Fatima përfaqësuesit e 34 konferencave episkopale të Kontinentit
për asamblenë vjetore të organizmit. Hirësia e tij kryesoi kremtimin përfundimtar
të takimit, gjatë të cilit u shkëmbye përvoja e punës në baritorinë e familjes, të
ekumenizmit e të marrëdhënieve me kontinentet e tjera. Në Sheshin e Dukjeve të Zojës,
ngjarje që ka ndodhur 90-vjet më parë, u mblodhën mijëra besimtarë. Në praninë e tyre,
kardinali Erdë ia besoi Zojës së Fatimës Kishën dhe Evropën. Shpirti Shenjt – theksoi
Hirësia e Tij – na shndërroftë, që të bëhemi dëshmitarë të shenjtërisë së jetës, rojtarë
të gjithësisë së krijuar nga Hyji dhe mbartës të paqes e të pajtimit”.