2007-10-08 18:10:34

Kosovë: konferencë e mundshme ndërkombëtare pas zgjedhjeve të 17 nëntorit


(08.10.07 RV)Një sërë takimesh diplomatike u zhvilluan sot për Kosovën. I dërguari i posaçëm i BE-së për trojkën, Volfgang Ishinger bisedoi në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ndërkohë sot është nisur drejt Londrës, Ekipi i Unitetit që do të zhvillojë takime me shefin e diplomacisë britanike Dejvid Miliband. Një tjetër takim ku pritet të diskutohet Kosova është edhe ai mes presidentit të Francës Nikola Sarkozi dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Një konferencë e ngjashme me atë të Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën mund të zhvillohet edhe për Kosovën, nëse Keshilli i Sigurimit nuk do të gjejë zgjidhjen për statusin, deri në fund të këtij viti. Ky është mendimi i Volfgang Ishinger, të dërguarit të posaçëm evropian, shprehur në gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”. Sipas tij, ajo mund të realizohet në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Gjithsesi, ai thekson se plani i Ahtisarit mbetet më i miri për të ardhmen e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.