(05.10.07 RV)Filloi punën në Shqipëri, Ambasadori i ri i Italisë, Saba d’Elia.
Është lindur në Nola të Napolit më 6 shkurt 1948. I laureuar në Shkenca Politike në
Universitetin e Romës, në vitin 1971, fillon karrierën diplomatike në vitin 1974.
Ndër detyrat e fundit që ka kryer janë: këshilltar pranë Përfaqësisë së përhershme
të Italisë në OKB nga viti 1989 deri më 1993. Në vitet 2000-2001 punon në Drejtorinë
e Përgjithshme për vendet e Evropës e nga 2001-shi deri më 2005-ën është ambasador
në Sarajevë. Pas kthimit në Itali, emërohet Kryetar i Njësisë së Koordinimit të Sekretarisë
së Përgjithshme në Ministrinë e Jashtme. E tani ndodhet në Shqipëri, ku vetëm 24 orë
pas marrjes së detyrës shkoi në Shkodër, ku ndodhet konsullata e Italisë për veriun
e Shqipërisë. D’Elia u shpreh me optimizën për nisjen e punimeve të rrugës Shkodër
– Han i Hotit.