2007-10-05 18:12:10

Rreziqet e një globalizimi pa fytyrë njerëzore – në qëndër të reflektimit të imzot Mambertì, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet.


(05.10.2007 RV)Globalizimi dhe shekullarizimi, liria fetare në shoqëritë shumkulturore dhe rreziqet e sinkretizmit janë temat kryesore të reflektimit të imzot Dominik Mambertì, Sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, lexuar në takimin e organizuar nga Akademia katolike bavareze dhe Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë pranë Selisë së Shenjtë me temë: “Globalizimi e Feja: sfida për politikën dhe për Kishën”.
Reflektimin e paraqiti imzot Pietro Parolin, zevendës-sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, për arsye se imzot Mambertì këto ditë përfaqëson Selinë e Shenjtë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.