2007-10-05 17:47:49

Afrohen zgjedhjet në Kosovë, por asgjë e re për statusin


(05.10.07 RV)Me ftesë të UNMIK-ut, Këshilli i Evropës ka formuar një mision vëzhgues për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, që do të mbahen më 17 nëntor në Kosovë. Misionin do ta udhëheqë italiani Xhovani di Stazi, ish-kryetar i Kongresit të pushteteve lokale dhe rajonale në Këshillin e Evropës.


Diplomatët e gjashtë shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit do të takohen më 15 tetor në Bruksel për të diskutuar rreth çështjes së statusit të Kosovës. Takimi, që do të mbahet në nivel të drejtorëve politikë për Ballkanin, organizohet një ditë pas ballafaqimit të dytë mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare, po në Bruksel.








All the contents on this site are copyrighted ©.