2007-10-04 18:52:01

Polemika në SHBA, pasi Bush mohoi mjekimin falas për 4 milion fëmijë


(04.10.07 RV)Polemika në SHBA pas vendimit të presidentit Bush për të hedhur poshtë ligjin e miratuar nga Kongresi me konsensus bipartizan, i cili i jep shërbimin shëndetësor falas edhe 4 milion fëmijëve në vështirësi, por jo aq të varfër sa 6 milion e gjysëm që përfitojnë shërbimin falas sipas normativës së vjetër. Shpenzimi ishte 35 miliard dollarë, të cilët do të vjeleshin nga taksat për duhanin, por Bush, që është gati të shpenzojë 700 miliard dollarë për luftën në Irak, u tregua i gatshëm të japë për fëmijët vetëm 5 miliard dollarë më shumë. Vetoja e presidentit amerikan mund të kapërcehete gjithsesi nga një votim tjetër në Kogres, për të cilin duhen dy të tretat e votave.


Hapësira Shengen, në të cilën qytetarët mund të qarkullojnë lirisht pa viza, shtrihet nga 21 dhjetori edhe në nëntë shtete të reja të Bashkimit Evropian. Fjala është për Republikën Çeke, Estoninë, Hungarinë, Lituaninë, Letoninë, Maltën, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Këto vende kanë hyrë në Bashkimin Evropian në vitin 2004.







All the contents on this site are copyrighted ©.