2007-10-04 18:49:41

Mianmar: kreu i xhuntës gati të takojë San Su Ki nëse kundërshton sanksionet


(04.10.07 RV)Ndërsa pritet raporti i të dërguarit të OKB-së në Mianmar, Ibrahim Gambari, i cili do të flasë nesër, Bashkimi Evropian, me anë të Havier Solanës, bën të ditur se ka mundësi që Brukseli të dërgojë në vend emisarin e vet.
Ndërkaq, televizioni shtetëror birman njofton se janë arrestuar rreth 2000 vetë, gjë që të bënë të mendosh se numri duhet të jetë më i madh. Edhe gjatë natës së kaluar, forcat ushtarake kanë kryer me dhjetra arrestime e shumë murgjër budistë nuk dihet se ku janë. Kreu i xhuntës ushtarake, Tan Shu ka njoftuar se është gati të takohet me udhëheqësen e opozitës, Aung San Su Ki, nëse Çmimi Nobel për Paqen nuk do të mbështesë sanksionet kundër vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.