Thirrje e Selisë së Shenjtë për ndalimin e plotë të provave bërthamore.
(03.10.2007 RV)Bashkësia ndërkombëtare e ka për detyrë t’i ndalojë plotësisht
eksperimentet bërthamore. Këtë pohoi imzot Mikel Banah në fjalimin e mbajtur këto
ditë në Vjenë, si përfaqësues i Selisë së Shenjtë në Konferencën V për lehtësimin
e hyrjes së fuqi të Traktatit mbi ndalimin global të eksperimenteve. Deklarata
për ndalimin global të testeve bërthamore – pohoi prelati – është detyrë e bashkësisë
ndërkombëtare ndaj të gjithë popujve. Selia e Shenjtë – përfundoi Imzot Banah – e
miraton përdorimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore, por njëkohësisht
nënvizon se siguria e këtyre programeve, varet nga dy kushte: nga heqja dorë prej
projekteve bërthamore me qëllime armiqësore dhe nga ndalimi i plotë i provave bërthamore.