Filluan kremtimet për festën e Shën Françeskut, Pajtor i Italisë.
(03.10.2007 RV)U hapën sot kremtimet për festën e Shën Françeskut, themelues
i Urdhërit Françeskan e Pajtor i Italisë. Nesër kremtimi kryesor do të mbahet në Bazilikën
Papnore që mban emrin e Varfanjakut të Asizit. Ndërsa sot liturgjia, që kujton vdekjen
e Shenjtit e që njihet si kalim i Françeskut nga kjo botë, në amshim, u kremtua në
Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Engjëjve, në Porciunkola, ku ruhen reliket e Françeskut.
Kremtimet filluan edhe në të gjitha kishat françeskane, të përhapura në mbarë botën,
ku kryejnë misionin mijëra bij të Atit serafik të paqes e të mirave; natyrisht, edhe
në Kishat françeskane në Shqipëri, duke nisur nga Kisha e Gjuhadolit në Shkodër.