2007-10-02 18:49:18

Sot Kisha katolike përkujtoi festën e Engjëjve të Rojës.


(02.10.2007 RV)RealAudioMP3 Janë figura qiellore të pranishme në universin fetar e kulturor të Biblës, si dhe në shumë besime të lashta - që paraqiten gjithnjë si qenie me krahë, simbol i forcës ndërmjetësuese të Zotit te njeriu. Fjala ëngjëll vjen nga greqishtja e lashtë "anghelos - lajmëtar". Nuk është, prandaj, aspak e rastit që në gjuhën biblike termi ëngjëll tregon një person të dërguar për të kryer një mision. Me këtë kuptim kjo fjalë përdoret 175 herë në Besëlidhjen e Re e 300 herë në Besëlidhjen e Vjetër, ku flitet edhe për funksionin e ushtrisë qiellore, të ndarë në nëntë shkallë hjerarkike: Kerubinët, Serafinët, Fronet, Sundimet, Autoritetet, Virtytet qiellore, Principatat, Kryeengjëjt, Engjëjt.
Sot figurat e ëngjëjve vijojnë të kujtohen në predikimet liturgjike, madje pëdoren shpesh si simbole edhe nga mjetet e komunikimit.
E dje, në sa përshëndetej me punonjësit e Vilave Papnore, ( 02. 10.2007) duke kujtuar kremtimin e sotëm, Papa Benedikti XVI ua besoi pjesëmarrësit në takim Engjëjve të Rojës:
“Kremtojmë festën e Engjëjve të Rojës; ua besoj këtyre shpirtrave qiellorë mbrojtjen e secilit nga ju, duke uruar t’ju prijnë e t’ju përcjellin në rrugën e mirësisë”.
Theksoi kështu se çdo i krishterë e ka një engjëll rojës, i cili e shoqëron në çdo hap e të cilit i lutet çdo mëngjes ta shndrisë, ta ruajë, ta mbrojë, ta sundojë.











All the contents on this site are copyrighted ©.