2007-10-02 17:16:01

Kremtohet sot Dita Botërore e Mospërdorimit të Dhunës


(02.10.07 RV)Për herë të parë, kremtohet sot Dita Botërore e Mospërdorimit të Dhunës, 138 vjet pas lindjes së Gandit, më 2 tetor 1869. Gandi, duke personifikuar mospërdorimin e dhunës çdo ditë – shkruan në mesazhin e tij sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun – ka frymëzuar shumë vetë të jetojnë një jetë më të mirë e më me kuptim”. Kohët e fundit – vëren Ban Ki-Mun duke iu referuar situatës në Mianmar – jemi dëshmitarë të forcës së përdorur kundër manifestuesve të paarmatosur, që nuk përdorin dhunën”. Pikërisht mospërdorimi i dhunës frikëson e skandalizon regjimet dhe sistemet autoritare. Vetë Gandi, që e refuzonte dhunën pasi sillte veç tjetër dhunë, u vra më 30 janar të vitit 1948. Thoshte gjithmonë se duhet të mësohemi t’i trajtojmë të tjerët, siç duam që ata të na trajtojnë ne. Ky mësim mbetet mesazhi i vërtetë, i thënë edhe nga Jezu Krishti, për të ndërtuar një botë në paqe. Për shqiptarët, të vlejë shembulli i Ibrahim Rugovës, Gandi i Ballkanit.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.