2007-10-01 17:09:56

Papa emëron imzot Piero Marinin kryetar të Komitetit Papnor për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare. Mjeshtri i ri i Kremtimeve Liturgjike Papnore është don Guido Marini.


(01.10.2007 RV)Mjeshtri i ri i Kremtimeve Liturgjike Papnore u emërua don Guido Marini, i klerit të kryedioqezës së Gjenovës, 42 vjeçar. Pas studimeve të plota në teologji, në drejtësinë kanonike e në psikologjinë e komunikimit, kreu detyra të rëndësishme si Mjeshtër i Kremtimeve Liturgjike pranë kryeipeshkvijve të Gjenovës e si profesor pranë Fakultetit Teologjik të Italisë Veriore. Ka botuar disa vëllime me karater shpirtëror si dhe shumë artikuj në revistat e ndryshme bashkëkohore.







All the contents on this site are copyrighted ©.