2007-10-01 20:13:18

Dita Botërore për të moshuarit: të vlerësohet kontributi i tyre në shoqëri


(01.10.07 RV)Organizata Botërore e Shëndetësisë kremton sot Ditën botërore për të moshuarit. Ndër temat e reflektimit, edhe mundësitë e reja që u ofrohen të moshuarve. Në botën e arritjeve teknologjike, të moshuarit plaken më mirë, janë më aktivë e kanë mundësi më të mëdha. Gjithsesi, mjekësia punon intensivisht për t’u bërë ballë sëmundjeve të pleqërisë, në mënyrë që i moshuari të jetë i pavarur dhe i aftë për të kryer një jetë normale, sa më shumë që të jetë e mundur. Mjekët këshillojnë që të punohet më parë për vitet e pleqërisë, duke zhvilluar një jetë të rregullt. Nga ana tjetër, shoqëria duhet t’u japë vendin që meritojnë të moshuarve, duke shfrytëzuar përvojën e madhe që ata kanë, pa i flakur mënjanë si persona që tashmë nuk punojnë më e prandaj nuk i duhen më.







All the contents on this site are copyrighted ©.