2007-09-30 16:24:15

Sot u kremtuan salikimet e Atë Zef Pllumit, OFM.


(30.09.2007 RV)Sot, në orën 14. 00, në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër filloi kremtimi i Meshës për shpirtin e Atë Zef Pllumi, vdekur në Romë më 25 shtatorin e kaluar.
Meshën e salikimeve, në praninë e një numri tepër të madh njerëzish, ndërmjet të cilëve edhe presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, e kryesoi kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita, në bashkëkremtim me kryeipeshkvin metropolit të Shkodër-Pultit, Imzot Angjelo Masafrën, me provincialin e provincës françeskane të Zojës Nunciatë, Atë Gazmend Tinajn, që mbajti homelinë e rastit, dhe me ipeshkvij, meshtarë e rregulltarë të Kishës Katolike nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi. Të pranishëm edhe përfaqësues të feve të tjera e të botës politike e kulturore. Në përfundim të Meshës, trupi u mbart me procesion në kapelën e françeskanëve pranë Kishës së Zojës Rruzare tek Arra e Madhe, ku tashmë pushon në paqe. Për hollësirat, nga Shkodra, Jolanda Baba:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.