2007-09-30 16:24:47

Një e Lume e re në Kishën katolike: Maria Merkert.


(30.09.2007 RV)RealAudioMP3 Sot, në Nisë të Polonisë u shpall e lume Maria Merkert, themeluesja dhe eprorja e parë e përgjithshme e Kongregatës së Motrave të Shën Elizabetës. E Lumja e re, lindur në vitin 1817, vdekur në vitin 1872, i jetoi të gjitha ngjarjet kryesore të shekullit XIX.
Mesha Shenjte me ritin e lumnimit, kryesuar nga kardinali Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Papës, u kremtua sot paradite në Kishën e Shën Jakut e të Shën Anjezes.Në mikrofonin e radios sonë, postulatori i çështjes së lumnimit, avokati Andrea Ambrozi, flet për karizmën e veçantë të Maria Merkert:
Përgjigje: - Thirrja e parë dhe themelore e çdo besimtari është të dojë Zotin e të afërmin, sepse dashuria për vëllezërit pasqyron dashurinë për Zotin: e Lumja ishte gjithnjë e vetëdijshme për këtë, prandaj u përpoq me të gjitha forcat ta dëshmonte këtë dashuri me gjithë jetën e vet. Vdekja e saj më 1872 nuk ia zbehu përmasën apostolike: sot figura dhe vepra e së Lumes janë të pranishme në shumë vende të botës, përmes veprimtarisë së bijave të saj shpirtërore, që vijojnë ta vënë në jetë karizmën fillestare në mënyrë vërtetë ideale.







All the contents on this site are copyrighted ©.