2007-09-30 17:42:57

Lamtumira e fundit nga Imzot Rrok Mirdita gjatë salikimeve të Atë Zef Pllumit


(30.09.2007 RV)Në fjalën e lamtumirës së fundit, gjatë salikimeve të Atë Zef Pllumit, Imzot Rrok Mirdita, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, e quajti Françeskanin e ndjerë “Njeri i madh të Kishës katolike” dhe “profet i fuqishëm i madhështisë së njeriut”, sepse i qëndroi besnik së pari Zotit; së dyti, Kishës katolike, Papës e Selisë së Shenjtë; së treti, Urdhërit Françeskan, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit shqiptar e, jo më pak, Shqipërisë e shqiptarëve. Më pas, në homazhin e fundit, të cilin ju ftojmë ta ndiqni, kryeipeshkvi Mirdita solli edhe dëshminë personale për Atë Zefin:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.