(29.09.2007 RV)Nesër, në Nisë të Polonisë do të shpallet e lume Maria Merkert,
themeluese dhe eprore e parë e përgjithshme e Kongregatës së Motrave të Shën Elizabetës.
E Lumja e re, lindur në vitin 1817, vdekur në vitin 1872, i jetoi të gjitha ngjarjet
kryesore të shekullit XIX.Mesha Shenjte me ritin e lumnimit, kryesuar nga kardinali
Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues
i Papës, do të kremtohet nesër paradite në Kishën e Shën Jakut e të Shën Anjezes.