2007-09-28 16:50:38

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit polak, Adam Kozloviecki, misionar jezuit në Zambie dhe ipeshkëv i parë i Lusakës.


(28.09.2007 RV)Në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të Lusakës, imzot Telesfor Gjorgj Mpundu, Papa kujton plot mirënjohje “shërbimin e zellshëm misionar dhe ipeshkvnor të kryeipeshkvit të parë të vendit si dhe impenjimin e tij të palodhshëm në përhapjen e Ungjillit e në shërbim të Kishës universale”.Kardinali i ndjerë, vdekur në moshën 96 vjeçare, kaloi një jetë të vështirë, provoi në kampin nazist të përqëndrimit në Aushvic e Dakau, tortura e poshtërime, por edhe një përvojë të jashtzakonshme shpirtërore, të përshkruar në librin e tij “Ditari i një të burgosuri”.







All the contents on this site are copyrighted ©.