2007-09-28 16:51:01

Nesër Papa do të kryesojë Meshën për shugurimin ipeshkvnor të gjashtë meshtarëve.


(28.09.2007 RV)Ipeshkvijtë e rinj janë: imzot Miçislav Mokricki, i zgjedhur kryeipeshkëv ndihmës i kryedioqezës së Lvivit të Latinëve; imzot Françesko Gjovani Brunjaro, i zgjedhur ipeshkëv titullar i Kamerino-San Severino në Marke (Itali); imzot Xhanfranko Ravazi, i zgjedhur ipeshkëv titullar i Vilamanjës Prokonsolare, emëruar kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës, Komisioneve Papnore për pasuritë kulturore të Kishës dhe Arkeologjisë kishtare; imzot Tomazo Kaputo, i zgjedhur kryeipeshkëv titullar i Otrikolit dhe i emëruar nunc apostolik në Maltë e në Libi; imzot Sergjio Pagano, prefekt i Arkivit Sekret të Vatikanit, i zgjedhur ipeshkëv titullar i Çelenës dhe imzot Vinçenco Di Mauro, i zgjedhur ipeshkëv titullar i Arpit, emëruar sekretar i Prefekturës për çështjet ekonomike të Selisë së Shenjtë.
Radio Vatikani do ta transmetojë drejtpërdrejtë Meshën, duke nisur nga ora 9. 50.







All the contents on this site are copyrighted ©.