2007-09-28 17:21:24

Mianmar: vazhdon protesta. Nesër në vend i dërguari i OKB-së.


(28.09.07 RV)Mianmari gati në gjendje lufte. Vazhdojnë edhe sot protestat kundër xhuntës ushtarake, e cila ka vështirësi në mbajtjen nën kontroll të situatës. Numri i viktimave nuk dihet saktësisht. Sipas disa burimeve është 15, ndërsa sipas disa të tjerave duhet dyfishuar, madje arrin në 35. Popullsia civile i mbron murgjërit budistë edhe me jetën. Gjatë natës së djeshme, shumë kontrolle të policisë në manastiret budiste janë ndaluar nga populli, që rrethonte manastiret me shkopinj në duar. E nuk janë vetëm budistë, por edhe të krishterë, myslimanë e hinduistë. Nesër, pritet që të arrijë në Jangon, i dërguari i OKB-së, Ibrahim Gambari, ndërsa Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka vendosur që të martën të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme mbi situatën në Mianmar. Nga e gjithë bota arrijnë gjeste solidariteti.







All the contents on this site are copyrighted ©.