2007-09-27 19:00:12

Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm dy kosovarë


(27.09.07 RV)Gjykata e Hagës ka shpallur sot të pafajshëm dy kosovarë të akuzuar për krime lufte e kundër njerëzimit, si drejtues të një kampi të burgosurisht në Kosovë në vitin 1998. Fjala është për ish-komandantët e UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Isak Mysliu. Ndërkaq, është dënuar me 13 vjet burg për trajtim çnjerëzor, tortura dhe vrasje, kosovari i tretë, Haradin Bala. Të tre janë deklaruar gjithnjë si të pafajshëm dhe kanë mohuar madje ekzistencën e kampit.







All the contents on this site are copyrighted ©.