2007-09-27 18:56:18

Dita Botërore e Turizmit: Kisha uron që gruaja të luajë rol më të madh


(27.09.07 RV)U kremtua sot Dita Botërore e Turizmit: Kisha uron që gruaja të zerë një vend më të rëndësishëm në këtë sektor.
“Turizmi: derë e hapur për gratë”: kjo është tema e sivjetme e Ditës Botërore të Turizmit. Në mesazhin e Papës Benedikti XVI, nënshkruar nga kardinali – sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone vihet në dukje se 46% e forcës për punë të industrisë turistike përbëhet nga gra, por denoncohet edhe se shpesh gruaja përjashtohet nga role të rëndësishme drejtimi e administrimi.
Për Papën, “duhet punuar për arritjen e barazisë së vërtetë ndërmjet burrit e gruas, duke i garantuar kësaj të fundit të njëjtën mundësi për punë, lirinë fetare, respektimin e kërkesave që kanë të bëjnë me amësinë, pagesën e një rroge të drejtë. Duhet favorizuar konkretisht e drejta e studimit dhe e kualifikimit profesional të vajzave e grave, duke luftuar me anë të ligjit çdo formë shfrytëzimi të padrejtë dhe komercializimi të trupit të saj”. Në mesazh denoncohet me forcë “skandali i papranueshëm i një lloj turizmi seksual që poshtëron gratë duke i çuar praktikisht drejt gjendjes së skllavërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.