2007-09-27 19:03:19

30 të vdekur në Irak e lajme të tjera


(27.09.07 RV)Katër veprimtarë të Kryqit të Kyq ndërkombëtar, dy të huaj e dy afganë janë rrëmbyer nga talebanët në Afganistan. Ata duhej të merrnin në dorëzim pengun gjerman, që mbahet nga talebanët që nga korriku i këtij viti, por sipas lajmeve konfuze janë rrëmbyer edhe ata vetë, më pas janë liruar sëbashku me pengun e sërish janë rrëmbyer nga talebanët.


Ditë e përgjakur në Irak. Janë rreth 30, viktimat e një atentati të dyfishtë në zonën shiite të Bagdadit. Edhe dje, një zinxhir atentatesh vranë 59 vetë dhe plagosën 120 të tjerë. Ndërkaq, po përhapet frika nga një epidemi kolere. Rastet e verifikuara deri tani arrijnë në 1.500, por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të jenë më shumë.







All the contents on this site are copyrighted ©.