2007-09-26 18:08:51

Ndërroi jetë në Romë Atë Zef Pllumi: biografia, dëshmia e fra Ambroz Martinit, intervista e fundit.


(26.09.2007 RV)RealAudioMP3 Me hidhërim të thellë njoftojmë se mbrëmë, më 25 shtator 2007, rreth orës 22. 10, në spitalin romak ‘Gemelli’ ndërroi jetë françeskani i njohur shqiptar, Atë Zef Pllumi.
Lajmi i hidhur u përhap menjëherë ndër miq e dashamirë, në Romë e në botë e, natyrisht, në kuvendet e fretërve, në rrugët e rrugicat e Shkodrës, ku kaloi një pjesë të mirë të jetës, ku shërbeu si meshtar e ku shkroi veprat e tij letrare e dokumentare, për të cilat meritoi titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’ si dhe çmimin e posaçëm të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Penda e Artë’.
Trupi i françeskanit të ndjerë do të mbartet nga Roma në Shkodër, për t’u vendosur në katedralen e Shën Shtjefnit për homazhe. Salikimet, në një datë e orë ende të pacaktuar, do t’i kryesojë imzot Rrok Mirdita, në bashkëkremtim me imzot Angjelo Masafrën, me provincialin e provincës françeskane të Zojës Nunciatë, Atë Gazmend Tinajn, me ipeshkvij e meshtarë të tjerë.
Por për hollësirat biografike dhe atmosferën që krijoi në Qytetin e Veriut kjo ngjarje e hidhur, të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës nga Shkodra:RealAudioMP3
 Ftuam në mikrofonin tonë Atë Ambroz Martinin, i cili e njohu Atë Zefin që në vitin 1938, në rininë e parë. Të të dy veshën zhgunin françeskan, të cilit i mbetën besnikë, duke u shuguruar në rrethana krejt të jashtzakonshme: atë Zefi në kushte klandestine e Atë Ambrozi i ikur jashtë atdheut, pikërisht për t’u bërë meshtar. Ta dëgjojmë Atë Martinin në mikrofonin e dom David Gjugjës:RealAudioMP3
 Atë Zefi e ka vizituar shumë herë Radio Vatikanin, duke na lënë trashëgim zërin e tij që, i gjallë në arkivin tonë, na flet, na ngushëllon, na mëson, na porosit. Zgjodhëm për këtë ditë, intervistën e tij të fundit dhënë Programit të Gjuhës Shqipe pranë Radio Vatikanit: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.