2007-09-26 18:09:18

Koncert në Kastel Gandolfo në praninë e Benediktit XVI me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Palit VI.


(26.09.2007 RV)Homazh muzikor sot pasdite, në orën 18, në Kastel Gandolfo, në praninë e Benediktit XVI për 110-vjetorin e lindjes së Palit VI, që pa dritën së pari më 26 shtator 1897 në Konçedio, në provincën e Breshias.
Koncertin, dhënë në Sallën e Zviceranëve të Pallatit Apostolik nga Orkestra Ndërkombëtare e Breshias dhe e Begamos, e drejtoi mjeshtri Agostino Trizio, mik personal i Palit VI. Morën pjesë violinisti Marko Rico dhe pianisti Aleksandër Romanovski.Programi, i transmetuar drejtpëdrejtë nga Radioja jonë, ishte i pasur me muzikë të Bahut, Moxartit e Vivaldit.







All the contents on this site are copyrighted ©.