2007-09-26 12:41:56

Atë Zef Pllumi ndërroi jetë mbrëmë në spitalin romak “Gemelli”. Ka shkruar faqe të mrekullueshme të historisë së Ungjillit të shpresës e të qendresës.


(26.9.2007. RV)Hyji Atë e thirri pranë vetes shumë të dashurin Atë Zef Pllumin, por në mendje e në zemra të atyre që e kanë njohur figurën finsike të këtij shërbëtori të Zotit, është i gjallë përgjithmonë. Edhe ne të Programit të Shqip të Radio Vatikanit, ruajmë jo pak kujtime personale të takimeve e bisedave që kemi pasur me të gjatë qëndrimit të tij në Romë e gjatë vizitave tona në Shkodër e në Shqipëri.
Me këtë rast të dhimbshëm, duam të vëmë edhe një herë në dukje, dëshminë e shndritshme të fesë, të kulturës e të atdhedashurisë që na ka lënë ky Pater Fraçeskan heroik – kështu ai paraqitej me shumë dashamirësi.
Kurrë nuk do të harrojmë dëshminë tejet të çmueshme të atij kalvari, pjesë e të cilit ishte edhe personalisht, që përjetoi populli, kisha, kleri e vendi mbarë në periudhën e errët të regjimit komunist. Nuk do ta harrojmë aftësinë e tij të leximit të së kaluares e të së sotmes dhe të dialogut e afërsisë me gjithkënd. At Zef Pllumin e kujtojmë me admirim, ndërsa në mendjen tonë na kthehen vizionet e tij të mëdha, plotë shpresë, dashuri e fuqi ungjillore që ua transmetonte të gjithëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.