Përfundoi takimi i parë botëror i klerit me origjinë cigane.
(25.09.2007 RV)Dje, në Shtëpinë e Bijave të Mëshirës të Shën Vinçenc de Paolit
në Romë, u mbyllën punimet e takimit të parë botëror të meshtarëve, diakonëve dhe
njerëzve të përkushtuar me origjinë cigane. Takimi, organizuar nga Këshilli Papnor
për baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve u përqëndrua tek tema: “Me Krishtin në
shërbim të popullit cigan”. Të djelën e kaluar, në Lutjen e Engjëllit të Tënzot,
Papa i përshëndeti pjesëmarrësit, duke e vlerësuar shumë punën e tyre.Kujtojmë se
në botë numrohen rreth 36 milionë ciganë e njëqind të shuguruar, 20 prej të cilëve
në Indi, ku shënohet numri më i madh i meshtarëve në shërbim të popullit cigan.