2007-09-22 13:40:51

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 25-të gjatë vitit “C”


(22.9.2007 RV)Ja përsëri në takimin javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele është: përdorimi i pasurive, përdorimi i parave. Kështu këtë herë përmes Fjalës së Tij Hyjnore, Zoti na thërret e këshillon të pasurohemi para Tij me vepra të mira për të mbledhur e siguruar thesare për në qiell. Zgjedhja preferuese e të varfërit e dënimi i pasurisë, nga ana e Jezusit, tregon synimin e tij të rivendosjes së drejtësisë e të vëllazërimit mes të gjithë njerëzve, ashtu siç parashikonte plani i parë i krijimit. Toka, që Zoti i ka dhuruar njerëzve për të qenë vend në të cilin të jetohet solidariteti, vëllazërimi është shndërruar nga njerëzit , në një vend pretendimi e luftimi. Pasuria është bërë rast i ndarjeve e trysnive. Jezusi na tregon se cila duhet të jetë marrdhënia e drejtë me pasuritë – që duhen të jenë gjithmonë një instrument që ndihmo realizimin e të gjithë njerëzve – e të marrëdhënieve me të tjetër dhe me vet Zotin. Secili prej nesh ka prej Zotit një dhuratë, një cilësi që na bënë të aftë të jetojmë duke shprehur atë çka jemi. Dikur në lashtësi, njerëzit ndaheshin në të lirë e në skllevër. Sot preferojmë ti ndajmë në të pasur e të varfër. Ungjilli i Krishti – shumë më thjesht – i ndanë në të mirë e të këqij. Po më tepër mund të dëgjoni këtu....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.