2007-09-21 18:34:10

Turmë pa fund në funeralin e Antuan Ghanem në Liban


(21.09.2007 RV)Një turmë pa fund mori pjesë sot paradite në Bejrut në funeralin e deputetit të krishterë të frontit antisirian, Antuan Ghanem dhe të dy rojeve të tij, që u vranë të mërkurën në një atentat. Në të humbën jetën edhe 6 persona të tjerë. Në të gjithë vendin është shpallur një ditë zie. “E dinim se do të ndodhte” tha Patriku Sfir në Kishën e Zemrës së Krishtit ku u kremtua funerali. Edhe jashtë, mijëra njerëz plot zemërim, për faktin se deputeti ishte kthyer për të votuar në zgjedhjen e presidentit e vrasja e tij, është shenjë e qartë se duan të zhdukin vota nga dy të tretat që nevojiten. Libani i sotëm, me zyrat e dyqanet e mbyllura, me rrugët bosh, u kërkon politikanëve të shqetësohen më pak për vendet në parlament e më shumë për atdheun.







All the contents on this site are copyrighted ©.