Papa emëroi dy kryeipeshkvij të rinj, njërin në Moskë e tjetrin në Minsk të Bjellorusisë.
(21.09.2007 RV)Papa Benedikti XVI ka emëruar si kryeipeshkëv metropolit të
Minsk-Milhevit në Bjellorusi, imzot Tadeush Kondrusieviç, duke e transferuar nga kryedioqeza
e “Nënës së Zotit” në Moskë. Ndërkaq, në krye të saj në Federatën Ruse, Papa ka emëruar
don Paolo Pecin, i Vëllazërisë Meshtarake të Misionarëve të shën Karl Borromeut. Deri
tani, don Paolo Peci ka qenë rektor i Seminarit të Madh “Shën Maria, Mbretëresha e
Apostujve” në Shën Pjetërburg.