2007-09-20 17:56:19

Video e re e Al Kaidёs kundёr "bijve tё Spanjёs e tё Francёs"


(20.09.2007 RV)Ajman Zavahiri, zёvendёsi i Ozama Bin Ladenit u ka bёrё thirrje myslimanёve tё luftojnё kundёr SHBA-ve dhe aleatёve tё tyre nё botё nё njё video tё re qё po qarkullon nё internet, me rastin e 6-vjetorit tё atentateve tё 11 shtatorit. Gjithashtu, Zavahiri i nxit myslimanёt tё mbёshtesin muxhajdinёt, t’i mbrojnё e tё mos frikёsohen nga pushteti i Amerikёs. Pastroni Magrebin nga bijtё e Spanjёs e tё Francёs, kёrkon numri dy i Al Kaidёs.

Pakistani do tё zhvillojё zgjedhjet presidenciale mё 6 tetor. Kёshtu deklaroi sot Komisioni zgjedhor pakistanez. Nё Pakistan presidenti zgjidhet nga parlamenti dhe nga asambletё provinciale. Presidenti aktual, gjenerali Pervez Musharraf, i cili ka ardhur nё pushtet me puç ushtarak, ka premtuar se do tё heqё dorё nga komanda e forcave tё armatosura, nёse zgjidhet sёrish.







All the contents on this site are copyrighted ©.