2007-09-20 17:02:44

Sipas UNICEF-it është në rënie vdekja e fëmijëve në botë.


(20.9.2007 RV)Për herë të parë nga 1990, numri i fëmijëve nën moshën pesëvjeçare vdekur nga uria, luftërat dhe sëmundjet nëpër botë është nën 10 milionë. Në njoftimin e dhënë nga UNICEF-i theksohet gjithashtu se sidoqoftë 9,7 milionë fëmijë të vdekur në 2006 mbetet një fakt i papranueshëm. Zvogëlimi i vdekshmërisë foshnjore në dy të tretat mbetet një nga objektivat e mijëvjeçarit. Një objektiv që siç na shpjegon në mikrofon zëdhënësja e UNICEFit në Italia Donatella Lodi sot është më afër. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3
Përgjigje: Është një rezultat tepër i rëndësishëm sepse më në fund ka një ndryshim të prirjes në vdekshmërinë foshnjore, pavarësisht nga pandemia e AIDS-it, e cila e kishte ndërlikuar shumë punën, sidomos në Afrikën jugore ku kishte asgjësuar disa nga rezultatet më pozitive që ishin arrirë vitet e kaluara. Është një shenjë e rëndësishme, kjo që, domethënë është e mundur të arrihet pikësynimi i caktuar nga bashkësia ndërkombëtare te planet e zhvillimit të mijëvjeçarit për të zvogëluar në dy të tretat vdekshmërinë foshnjore. Mund t’a dalim mbanë nëse ruhet kjo prirje. Kjo do të thotë konkretisht se ka nevojë që ta mbajmë lart vëmendjen, ta mbajmë lart financimin.


Pyetje: Cilët faktorë kanë ndikuar kryesisht në rënien e vdekshmërisë foshnjore?


Pyetje: Rezultatet më të mira janë korrur atje ku është punuar me një paketë bazë ndërhyrjesh: me vaksinime, me shpërndarje vitamine A, me barnat kundër malarjes. Jo gjëra të jashtëzakonshme, jo ndërhyrje teknikisht të ndërlikuara, por ndërhyrje të mundëshme e që duhet të bëhen rregull e të zbatohen vend për vend e zonë për zonë.


Pyetje: Cilat janë pengesat më të mëdha për t’a arritur këtë synim?


Përgjigje: Mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e fondeve. Tani në vitet e fundit ka patur një vëmendje më të madhe edhe falë ndërhyrjeve të shkencëtarëve. U dhanë edhe disa fonde themelore që u bënë të mundura në sajë të disa fondacioneve dhe nga disa qeveri, mbi të gjitha nga Evropa veriore.








All the contents on this site are copyrighted ©.