2007-09-20 17:50:11

Liban. Thirrje e imzot Rajit liderёve politikё: mos shkatёrroni vendin.


(20.09.2007 RV)RealAudioMP3 Atentati i djeshёm nё Liban, nё tё cilin u vra deputeti libanez i krishterё i shumicёs parlamentare antisiriane, Antuan Ghanem, sёbashku me 8 tё tjerё, ёshtё dёnuar njёzёri nga bashkёsia ndёrkombёtare e madje edhe nga vetё hezbollahёt libanezё, lwvizje qё aktualisht ndodhet nё opozitё. Episodi shkakton njё klimё tensioni tё rёndё nё Liban, nё prag tё zgjedhjeve presidenciale tё javёs sё ardhshme. Pёr njё koment mbi situatёn, tё dёgjojmё ipeshkvin maronit tё Biblosit, imzot Bakara Raji:
Sa herё qё na duket sikur bёjmё pak hapa pёrpara, me shpresёn pёr tё dalё nga ferri i terrorizmit, ndodh diçka qё na bёn tё fillojmё çdo gjё nga e para.
Nё ç’drejtim shkojnё hetimet?
Ёshtё akoma herёt tё flasim, sepse qeveria i ka kёrkuar sekretarit tё pёrgjithshёm tё OKB-sё tё ngarkojё Gjykatёn ndёrkombёtare tё krijuar pёr vrasjen e Rafik Haririt, edhe me hetimet e rastit tё djeshёm. E dimё se pas vrasjes qёndrojnё ata qё nuk e duan stabilitetin e Libanit. Nё vendin tonё, paguajmё çmimin e konfliktit rajonal, qё duhet inkuadruar nё atё ndёrkombёtar. Po pёrpiqen tё eliminojnё mazhorancёn, qё ёshtё kundёr hezbollahёve. Gjatё dy vjetёve kanё vrarё 14-15 vetё. Po pёrpiqen tё eliminojnё vota nё prag tё zgjedhjeve.
Fronti antisirian – i formuar nga tё krishterёt maronitё, myslimanёt sunitё dhe druzёt – ndihet i dobёsuar apo jo?
Tё gjithё mbёshteten nga jashtё. Fatkeqёsisht mё duhet t’i akuzoj tё gjithё, tё krishterё e myslimanё. Si ata qё kёrkojnё mbёshtetje nga sunitёt apo shiitёt, ashtu edhe ata qё presin ndihmёn e Perёndimit apo tё Lindjes. Pёr mua janё barabar pёrgjegjёs pёr krimet qё po bёhen nё Liban. E kjo, sepse secili sheh interesat e veta. Ata qё paguajnё çmimin mё tё lartё janё populli dhe vendi. Libanezёt nuk duan mё kёtё sistem jete dhe largohen. Vazhdon emigrimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.