2007-09-19 16:15:40

Papa:shoqëria e bazuar mbi vlera të krishtëra ka sigurinë në familje e në të mirën e përbashkët.Katekizmi i audiencës mbi Shën Gjon Gojartin


(19.9.2007 RV)RealAudioMP3 Shën Gjon Gojarti, i cili jetoi në shekullin e katërt pas Krishti, qe njëri prej predikatarëve më të mëdhenj të Kishës së lashtë. Atij, Papa Benedikti XVI ia kushtoi katekizmin e audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, para mëse 15 mijë besimtarëve e shtegtarëve të ardhur prej vendeve të ndryshme për këtë takim javor me Atin e Shenjtë.
Papa Racinger ripohoi se themelet e “ligjëratës” së shën Gjon Krizostomit – të cilit sivjet i përkujtohet 1600 vjetori i vdekjes – mbetën përherë aktuale: prezenca e laikëve vërtetë të krishtërë në familje e në shoqëri.
Mosha e fëmijërisë është ajo në të cilën mund të jipen “udhëzimet e mëdha e orijentimet e drejta të jetës”. Martesa, kur mund të mbështetën mbi qiftin e formuar mirë me vlera të krishtëra, ia ndalon rrugën divorcit. E jeta shoqërore mund të jetë po aq pozitive nëse bazohet mbi parimin e “mos interesimit vetem për veten tonë”. Mësimet e lashta të para 1600 vjetësh jehuan sot në Sheshin e Shën Pjetrit, në fjalët e Benediktit të XVI të cilat ia propozoi mijëra e mijëra personave të pranishëm me një vendosmëri të shoqëruar, në disa çaste edhe nga një fjalë satirike të mirëpritur.
Papa, i cili prej disa javësh është duke trajtuar katekizmin mbi Etërit e Kishës – sot paraqiti figurën e Shën Gjon Krizostomit, që dmth.” gojë artë”, titull nderi që ipeshkvi i ardhshëm i Konstandinopojës e meritoi falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme të artit të oratorisë që zotëronte. Filozof e rektor, joshënar e bari shpirtërash, Shën Gjon Gojarti fillimisht e ushtroi misionin e tij meshtarak në qytetin e lidnjes, në Antioki të Sirisë, periudhë mbi të cilën u përqendrua katekizmi i sotëm i Papës.
17 traktatet, 700 homelitë e 241 letrat e shkruara nga Shenjti antiokenë e që kanë mbërrijë deri në ditët tona, shpjegoi Bnedikti XVI, dëshmojnë karakterin jo “spekulues” të mësimeve të tija:
Teologjia e tij është pastërtisht baritore, në të cilën shqetësimi permanent është koherenca ndërmjet të menduarit, të shprehurit nga fjala, e të jetuarit në mënyrë ekzistenciale. Derisa ishte afër vdekjes, shkroi se vlera e njeriut ekziston në “njohjen e saktë të doktrinës së vërtetë e në të jetuarit ndërshmërisht të Dy gjërave, njohjen e së vërtetës e ndërshmërinë e jetës, që shkojnë së bashku: njohja duhet të mishërohet në jetë. Cdo ndërhyrje e tij synonte gjithmonë të zhvillonte në besimtarë ushtrimin e inteligjencës, të arsyes së vërtetë, për të kuptuar e mishëruar në praktikë kërkesat morale e shpirtërore të fesë”.
Një duartrokitje plot simpati u lartua nga moria e shegtarëve kur Papa u ndal mbi “22 homelitë e zjarrta” të shqiptuara nga Shën Gjon Krizostomi gjatë të ashtu quajturës “revoltës së truporeve”. Duke kujtuar protestat e antiokenëve, që në vitin 387 diskutuan mbi shtatoret perandorake për të protestuar kundër rritjes së takstave, Benedikti XVI vërejti:
“Shihet se disa gjëra në histori nuk ndryshojnë!”
Në këtë figurë të Shën Gjon Krizostomit, që zhytet në situatat konkrete të epokës së vet për ti thirrur me dashamirësi qytetarët të veprojnë sipas stilit të krishtërë, gjendet madhësia e veprimit të tij baritor. Ajo Shën Gjon Gojarti që ka përzemër, pohoi Papa, është “zhvillimi integral i personit, në përmasen fizike, intelektuale e fetare”. Të njohura e të famshme janë faqet e tij që flasin për faza të ndryshme të zhvillimit e të formimit të të qenurit njerëzor, që përfundon, për shumë kënd, më martesë, të cilën Krizostomi e shikon kështu:
“Qiftët e martuar që janë mirë të përgatitur ia ndalin rrugën divorcit: gjithçka zhvillohet me gëzim e fëmijët mund të edukohen me virtyte. Pastaj kur lind fëmija i parë, ky është ‘si një urë; tre personat bëhët një trup i vetëm, pasiqë fëmija i bashkon dy palët’, e të tre përbëjnë ‘një familje, Kishën e vogël’”. Efikasiteti i pashterrshëm i mësimeve të Shën Gjon Krizostomit gjendet edhe në dinjitetin e madhe që ai u jep laikëve, të konsideruar jo vetëm misionarë por përgjegjës të vërtetë të “shpëtimit” të njëri-tjetërit. Papa Benedikti XVI përsërit një fragment të homelisë së lashtë:
“Ky është parimi i jetës sonë shoqërore….mosinteresimi vetëm për veten tonë’ Gjithaçka le të zhvillohet mes dy poleve: Kishës së madhe e ‘Kishës së vogël’, familjes, në marrëdhënie të anasjelltë”. Siç mund të vëreni, të dashur vëllezër e motra, ky mësim i Krizostomit mbi praninën e vërtetë të të krishtërve laikë në familje e në shoqëri, mbetët akoma sot më aktula se kurrë”.
Në mbarim të audiencës së përgjithshme, Papa Benedikti XVI përshëndeti shtegtarët e besimtarët e pranishëm në 11 gjuhë të ndryshme, mes tyre një delegacion të një Instituti që frymëzohet prej mësimeve të Gandhit e që ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Lëvizja Kishtare e Fokolarinëve . Në vjim Benedikti XVI pasi përshëndeti të pranishmit, u dha të gjithëve bekimin apostolik.







All the contents on this site are copyrighted ©.