2007-09-19 17:48:29

Izraeli: Gaza entitet armik. Hamasi: është deklaratë lufte


(19.09.2007 RV)Këshilli i Mbrojtjes i qeverisë izraelite e ka përkufizuar si “entitet armik” regjimin fondamentalist palestinez të Hamasit në Rripin e Gazës. Shteti hebraik do të ndërmarrë sanksione me karakter ekonomik ndaj zonës. E ashpër përgjigjia e Hamasit. “Sanksionet – deklaroi një zëdhënës i lëvizjes ekstremiste – janë të barabarta me deklaratën për luftë”. Në këtë klimë filloi sot misioni në Lindjen e Mesme për sekretaren e shtetit amerikan, Kondolica Rajs. Vizita e saj, që fillon nga Izraeli, është një hap tjetër drejt Konferencës së paqes që duhet të mbahet në nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.