2007-09-19 17:54:45

E rëndë gjendja e të krishterëve në Pakistan


(19.09.2007 RV)Keqësohet gjendja e bashkësive të krishtera në zonën veriperëndimore të Pakistanit. Është pikërisht alarmi i Konferencës Ipeshkvnore të vendit, që vë në dukje se besimtarët rrezikojnë çdo ditë jetën, në një zonë ku veprojnë grupe radikale islamike. Një shkollë katolike është qëlluar me bomba, ndërsa një tjetër është detyruar të mbyllet për një javë nga rreziku i atentateve. Tani ruhet çdo ditë nga policia. Pavarësisht nga kërcënimet për atentate dhe për kthim në islamizëm, kisha lokale ka refuzuar t’i mbyllë krejtësisht shkollat katolike, që janë shembuj bashkëjetese paqësore ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve në vend. Si nxënësit, ashtu edhe profesorët janë gjysma katolikë e gjysma myslimanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.